Edipack është prodhuesi më i madh dhe i suksesshëm i paketimit në Shqipëri me një kapacitet shumë të madhë prodhues të letres dhe kartonit .Prej vitit 2003 vazhdojmë prodhimin e kutive të kartonit dhe të ambalazhimit, gjithashtu jemi shpërndarës të letrës së ambalazhimit si produkt i ndërmjetëm për prodhuesit vendas të paketimit.
Ripërdorimi i letrës
Riciklimi i letrës është një praktikë që po përhapet gjithmonë e më shumë dhe që duhet bërë nga të gjithë, me qëllim reduktimin e sasisë së mbeturinave dhe shpëtimin e pemëve, pra krijimin e një eko-qëndrueshmërie të planetit. Në një shoqëri gjithmonë e më shumë konsumiste, riciklimi i letrës përmban një mundësi të madhe ripërdorimi.
Riciklimi i letrës
Me qendër ne Durrës, Edipack Sh.a. është specializuar në mbledhjen, rekuperimin dhe riciklimin e letrës. Nëpërmjet këtyre proceseve prodhohet lënda e parë gati për tu rigjeneruar në prodhimin e kartonit. I gjithë aktiviteti i Edipack bazohet në filozofinë e mbajtjes së një mjedisi të pastër dhe në evitimin e prerjes së pemëve.
Edipack Sh.a. është një kompani mjaft e ndjeshme përsa i përket çështjeve të mjedisit. Gjatë proçesit të prodhimit ne përdorim ujin e ricikluar, gjithashtu kemi investuar në një linjë të re të prodhimit të letrës për të mundësuar shfrytëzimin e letrës dhe materialeve të tjera të mbeturinave, në mënyrë që të rrisim shitjet dhe prodhimin në tregjet rajonale dhe të Shqipërisë.
Të riciklosh 1000 kg letër do të thotë :
Të shpëtosh 17 pemë
Të kursesh energjinë e mjaftueshme për furnizimin e një shtëpie për 6 muaj
Eliminon 3 m³ materiale inerte
Të kursesh 31.780 litra ujë
Të prodhosh 75% më pak ndotje në ajër
Impenjon 57% të energjisë që nevojitet për të prodhuar 1 ton të fibrës së virgjër natyrale
90 % më pak ndotje uji.
Edipack SH.A. riciklon 1000 herë më shumë
Tek EDIPACK, një vend të rëndësishëm zë menaxhimi dhe jemi të mirënjohur për:
• Cilësinë e lartë të produkteve
• Përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të blerësve
• Linjën e prodhimit të përqëndruar
• Çmimet konkurruese